Ndoshta po e mbani afër vetes për shkak të alarmit në mëngjes ose për të matur kualitetin e gjumit për qëllime shëndetësore. Por, telefoni nuk është shoqëruesi më i mirë i gjumit! Përveç në shtrat gjatë kohës së gjumit, telefoni po ju dëmton edhe gjatë ditës më shumë se që jeni duke e kuptuar. Ne në pergatit.com vendosëm t’ju tregojmë disa prej gabimeve që i bëjmë gjatë përdorimit të telefonit, e që janë të dëmshme dhe duhet t’i evitojmë dhe të mësohemi ta përdorim teknologjinë në mënyrën më të shëndetshme të mundshme.
Fjetja me të
Telefoni është një marrës dhe transmetues i valëve elektromagnetike. Kjo do të thotë se ai emiton radio valë. Edhe pse kjo ende nuk është dëshmuar shkencërisht, hulumtime të ndryshme po tregojnë se si ndikojnë këto valë në tru, nëse iu ekspozohemi shumë. Mund t’ju zgjojë në mes të natës dhe t’jua prishë orarin e gjumit nëse ju vjen ndonjë njoftim, përveç tjerash. Kështu, më mirë mbajeni në një dhomë tjetër kur flini ose thjeshtë lëreni në modalitetin ‘aeroplan’, transmeton pergatit.com.
Ekspozimi ndaj dritës së kaltër për një kohë të gjatë
Drita që del nga ekrani i telefonit dhe çdo pajisje tjetër, shkatërron melatoninin, hormonin që rregullon ciklin e gjumit, që është një tjetër arsye pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini. Drita e kaltër shkakton edhe dhimbje koke dhe probleme të syrit. Tentoni t’ia ndalni ndriçimin telefonit dhe ta përdorni në modalitetin e natës.
Përdorimi i tij kur ka sinjal të dobët
Nëse shihni se sinjali në telefonin tuaj është i dobët, kjo do të thotë se telefoni po shndërron sinjalin në transmetues, dhe sa më shumë energji që shpenzon telefoni juaj aq më shumë do ta dëmtojë shëndetin tuaj, thotë Dr. Devra Davis, autor i “E Vërteta e Rrezatimit nga Celularët”. Dr. Devra këshillon që ta mbani telefonin sa më larg që të jetë e mundur kur sinjali është i dobët. Kjo bën që telefoni të nxehet edhe më shumë, që është një rrezik tjetër.
Ta mbani në kontakt me lëkurën
Ka shumë studime që fokusohen në lidhjen mes telefonit dhe kancerit, veçanërisht sinjalit transmetues që është rreth 900 MHz, që e nxeh telefonin. Lëkura absorbon nxehtësinë lehtë në sasi të vogla sa herë që e mbani afër trupit. Edhe pse nuk ka dëshmi konkrete mbi efektin e rrezatimit nga radio valët në trupin e njeriut, ne e dimë se norma e absorbimit bie drastikisht kur mbani një distancë me telefonin. Përdorni kufje ose lëshojeni në zmadhuesin e telefonit (speakerphone) kur flisni në telefon, për të mos e prekur me dorë dhe nëse nuk jeni duke e përdorur, mbajeni larg vetes, transmeton pergatit.com.
Shikimi i ekranit në një pozitë të keqe
Është fakt i njohur se përdorimi i telefonit shkakton probleme të thoit si tenosinovitis. Është edhe një tjetër kusht shëndetësor që shkaktohet nga telefoni, i quajtur “tekst-qafa”. Siç tregon edhe emri, kur e lakoni qafën për të shikuar në telefon, stresi në boshtin e qafës rritet gradualisht. Me kalimin e kohës, pesha në qafën tuaj duket sikur është pesë herë më e lartë sesa normalja. Kjo shkakton dhimbje të qafës dhe anomali të pozitës. Mbajeni telefonin në nivel me sytë, duke e mbajtur qafën sa më drejtë që të jetë e mundur.
Këshillë shtesë: E dimë se për ta lexuar këtë artikull duhet ta përdorni telefonin, por thjeshtë rregulloni problemet që ndoshta jeni duke i bërë dhe mos u brengosni fare.