Përbërësit: 1 vezë, 1 gotë çaji vaj, 1 gotë çaji kos, 1 filxhan çaji bollgur 150ml (për ata që nuk e dinë, bollguri është një lloj drithi kryesisht grurë ose misër), 1 pako sheqer vanilje, 1 filxhan çaji miell, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), kokos për dekorim.
Për sherbetin: 3 gota të ujit ujë, 3 gota të ujit sheqer pluhur (gota mesatare), 1 lugë çaji lëng limoni.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtoni një vezë, 1 gotë çaji vaj dhe përzieni më pas me tel kuzhine, pastaj shtoni 1 filxhan çaji bollgur, 1 pako sheqer vanilje, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë). Përzieni mirë të gjithë përbërësit me tel kuzhine deri sa të fitoni një masë homogjene.
Më pas tek masa shtoni 1 filxhan çaji miell, fillimisht përzieni masën me lugë pastaj me duar deri sa të fitojmë një brumë të butë që nuk na ngjitet për duar (nëse është nevoja mund të shtoni edhe pak miell). Nga kjo masë formoni toptha të vegjël me madhësi të arrës, më pas i vendosni një nga një në tepsi në lyer me gjalpë (margarinë).
Pasi të jenë gati i fusim në furrë për pjekje dhe i pjekim në temperaturë 180 gradë C për 25 minuta. Pasi të piqen i largojmë nga furra dhe sa janë ende të nxehta e përgatisim sherbetin. Në një enë kuzhine (tenxhere) shtoni 3 gota të ujit ujë, 3 gota të ujit sheqer pluhur, 1 lugë të çajit lëng limoni dhe zieni për 15 minuta deri sa të vloj dhe pasi të jetë gati lëreni pak sa ti qetësohet vala më pas hidhjani ëmbëlsirave sipër.
I lëmë të qëndrojnë ashtu për 1 orë dhe para se ti shërbejmë i spërkasim sipër me kokos. Ju bëfshin mirë!