Tatli e shpejt për 30 minuta

Përbërësit: 3 vezë, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 1 sheqer vanilje, 1 gotë të ujit vaj, 1 gotë të ujit sheqer,  2 lugë gjelle jogurt (kos), 32 lugë gjelle miell. Për sherbetin: 600ml ujë, 400gr sheqer.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 3 vezë, 1 gotë të ujit vaj, 1 gotë të ujit sheqer, 2 lugë gjelle jogurt dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me tel kuzhine ashtu siç e shikoni në video. Pasi e kemi përzier mirë masën, shtojmë një pako pluhur për pjekje, një pako sheqer vanilje dhe miellin gradualisht duke e përzier përsëri masën me tel kuzhine.

Shtojmë të gjithë miellin tek masa ashtu siç e shikoni në video dhe e përziejmë mirë me tel kuzhine. Më pas lyejmë tepsinë me vaj, i lyejmë edhe duar pak me vaj që mos të na ngjitet brumi derisa bëjmë format e tatlis ashtu siç e shikoni në video duke i vendosur një nga një në tepsi.

Pasi i vendosim në tepsi, sipër u bëjmë disa vrima me anë të një piruni dhe disa vija me anë të gotës së çajit ashtu siç e shikoni në video. Tatlin e pjekim në furrë e parangrohur më parë në 180 gradë C, derisa piqet tatlija e ziejmë sherbetin për 15 minuta. Pasi të piqet tatlija e largojmë nga furra dhe tatlis së nxehtë ia hedhim sipër sherbetin e nxehtë. Tatlin e lëmë të ftohet më pas e shërbejmë, përgatitet shpejt dhe bëhet shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!

Na bëni Subscribe në Youtube