Tatli e shpejtë me pak përbërës

Përbërësit: 2 vezë, 50gr sheqer, 2 gota të çajit vaj, lëvore portokalli e grimcuar, 3 gota miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 3 lugë gjelle kakao.

Për sherbetin: 2 gota sheqer, 2 gota e gjysmë ujë.

Përgatitja: Marrim fillimisht  një enë kuzhine dhe shtojmë vezët, më pas shtojmë 50gr sheqer, 2 gota të çajit vaj dhe e përziejmë mirë masën me tel kuzhine ose me anë të një piruni. Pasi e kemi përzier masën, tek masa shtojmë lëvore portokalli të grimcuar dhe e përziejmë edhe pak masën me tel kuzhine ose pirun.

Pastaj tek masa shtojmë 3 gota miell, një pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën deri sa të formojmë një brumë të butë duke e ngjeshur pastaj brumin mirë me duar. Pasi e kemi bërë brumin gati, e ndajmë në dy pjesë të barabarta dhe tek njëra pjesë e brumit shtojmë 3 lugë gjelle kakao.

Brumin me kakao e përziejmë mirë deri sa të fitojmë një ngjyrë çokollate të brumit. Më pas marrim pak nga brumi i bardhë dhe brumi me kakao dhe më pas formojmë një tatli në formë të gjethes duke ia bërë disa vija sipër me anë të një thike ashtu siç e shikoni në video.

Më pas tatlijat i vendosim në tepsi dhe i fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C për 20 minuta. Sherbetin e përgatisim më parë me 2 gota sheqer, 2 gota e gjysmë ujë dhe e lëmë të vlojë për 15 minuta. Pasi tatlija të piqet, e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet për pak më pas sherbetin e vakët ia hedhim sipër tatlis së vakët, bëhet shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!