Përbërësit: 200gr çokollatë për zierje, 150gr çokollatë e fortë e zezë e copëtuar, 600ml ajkë e ëmbël, 20gr sheqer pluhur, 4 lugë lëng portokalli, 1 lugë lëvore portokalli në rende.
Për glazurën: 150gr çokollatë për zierje, 90gr margarinë. Udhëzimet: Së pari tundim ajkën e ëmbël derisa të trashet. Shtojmë sheqerin pluhur dhe vazhdojmë me përzierjen. Shtojmë dhe lëngun dhe lëvoren e portokallit. Çokollatën për zierje e shkrijmë mbi avull dhe e shtojmë tek ajka e tundur. Shtojmë dhe çokollatën e zezë të copëtuar në copëza të vogla. Tani perziejme me tel dore ngadale.
Kallëpin për ëmbelsira me madhësi 24 e mbulojmë me foli – fundin dhe skajet e kallëpit. Më pas vendosim masën me ajkën dhe çokollatën e shkrirë në kallëp të mbuluar. Kallëpin e fusim në ngrirje të thellë për 3 orë.
Pak para se ta marim ëmbelsirën nga ngrirja e thellë, përgatisim glazurën me shkrirjen e çokollatës mbi avull dhe pastaj e përziejmë me margarinën e zbutur dhe e përziejmë mirë derisa të bashkohet mirë çokollata me margarinën.
Pastaj e marrim ëmbelsirën nga ngrirja, e kthejmë përmbys kallëpin në mënyrë që ëmbëlsira të bie mbi tabaka dhe largojmë folien. Sipër hedhim glazurën, e shtrijmë mirë me lugë dhe ëmbëlsirën e kthejmë në ngrirje edhe për 30 minuta derisa të formësohet mirë çokollata.
Para servimit, do ta nxjerrim në momentin e fundit dhe do ta servojmë të ftohtë, duke freskuar kështu veten dhe miqtë. Ju bëftë mirë!