Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë të çajit sheqer, 1 gotë të çajit kos, 1 lugë të çajit sodë bikarbonat, 1 gotë e gjysmë miell, 1 pluhur për pjekje, 1 sheqer vanilje, lëvore limoni të grirë në rende.
Për sherbetin: 3 gota të çajit sheqer, 3 gota të ujit ujë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, 1 gotë të çajit sheqer dhe i përziejmë mirë me mikser për disa minuta deri sa të fitojmë një masë homogjene. Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë një lugë të çajit sodë bikarbonat dhe një gotë të çajit kos dhe i përziejmë së bashku mirë me lugë.
Më pas sodën bikarbonat me kos e shtojmë tek masa me vezë dhe sheqer që e kemi përzier më parë me mikser. Pastaj shtojmë dhe 1 gotë e gjysmë miell, një pluhur për pjekje, një sheqer vanilje, një lëvore limoni të grirë në rende dhe më pas e përziejmë përsëri masën mirë me mikser për 5 minuta.
Masën më pas e hedhim në tepsi të lyer me vaj duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë, më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C duke e vëzhguar vazhdimisht që të mos na digjet ( testojeni me një shkop nëse ngjitet ende brumi lëreni edhe për 5 minuta në furrë).
Në ndërkohë përgatisim sherbetin, në një enë apo tas kuzhine shtojmë 3 gotë të çajit sheqer, 3 gota të uji ujë të nxehtë (apo të vakët që sheqeri të tretet më lehtë) dhe më pas e përziejmë me anë të një lugë deri sa të tretet sheqeri.
Më pas ëmbëlsirën e largojmë nga furra, i bëjmë disa vrima sipër me shkop pastaj ia hedhim sherbetin sipër ngadalë ashtu siç e shikoni në video dhe më pas e lëmë për pak minuta deri sa ëmbëlsira ta thithë të gjithë sherbetin.
Në fund e prisni në copëza katrore dhe e dekoroni sipas dëshirës me ndonjë krem shllag apo fruta. Ju bëftë mirë!