Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë të madhe sheqer, 1 gotë të çajit vaj, 1 gotë të çajit qumësht, 1 pluhur për pjekje, 1 sheqer vanilje, 3 lugë kakao, 1 gotë miell.
Për kremin e bardhë: 500ml halta e ëmbël, 2 shllag krem, 1 milka e shkrirë. Për kremin e çokollatës: 500ml halta, 2 çokollata për gatim. Për dekorim: dredhëza dhe çokollatë të bardhë.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 3 vezë, një gotë të madhe sheqer dhe i përziejmë deri sa të fitojmë një masë homogjene. Më pas tek masa shtojmë një gotë të çajit qumësht, një gotë të çajit vaj, 3 lugë kakao, një sheqer vanilje, një pluhur për pjekje dhe e përziejmë përsëri masën mirë me mikser deri sa të treten të gjithë përbërësit.
Më pas tek masa shtojmë një gotë miell dhe e përzijemë përsëri masën me mikser. Pastaj brumin e hedhim në tepsi katrore të lyer me vaj, e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 20 minuta. Në ndërkohë përgatisim kremin e bardhë, në një enë kuzhine shtojmë 500ml halta të ëmbël, 2 shllag krem dhe i përziejmë me mikser deri sa të bëhet një krem i trash.
Pastaj tek kremi shtojmë një milka të shkrirë dhe e përziejmë përsëri kremi me mikser, pasi ta largojmë ëmbëlsirën nga furra e lagim sipër me qumësht ( një gotë qumësht) më pas e lyejm sipër me kremi e përgatitur. Më pas në një tigan të cilin e vendosim në zjarr shtojmë 500ml halta dhe e përziejmë deri sa të tretet.
Më pas tek halta shtojmë 2 çokollata për gatim dhe e përziejmë me lugë deri sa të shkrihen çokollatat, pastaj kremi e çokollatës e hedhim sipër kremi të bardhë dhe e lëmë në frigorifer për 1 deri 2 orë. Pasi e largojmë nga frigoriferi e presim në copëza katrore dhe e dekorojmë sipër me dredhëza dhe çokollatë të bardhë të shkrirë siç e shikoni në video. Ju bëftë mirë!