Tatli tradicionale

Përbërësit: 1 margarinë e shkrirë, 1 gotë të ujit vaj, 1 gotë kos, 1 pako grizë, 5 gota miell, 1 gotë kokos, 100gr arra të coptuara, 1 pluhur për pjekje (pecivë).

Sherbeti: 5 gota e gjysëm ujë, 4 gota e gjysëm sheqer.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë të gjithë përbërësit, bëhet një brum me këtë përbërje dhe pasi brumi të jetë gati e shtrijmë ngadalë në tepsi (tepsi të shportetit të rrymes). Pasi ta shtrijmë në tepsi e presim në formë dhe madhësi çfare të dëshirojmë.

Pasi të jetë gati e fusim në furrë për pjekje, të pjeket rreth 2 orë (sikur bakllavën ngadalë) në temperaturë 150 gradë C. Më pas ziejmë sherbetin, pasi sherbeti të merr valë e ziejmë për 8 deri 10 minuta maksimalisht.

Kur tatlija të jetë gati ia hedhim sherbetin e nxehtë (por jo duke vluar), tatlija sapo të del nga furra. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Fllanza. Ju bëftë mirë!