Flokë të butë të shkëlqyeshëm dhe të shëndetshëm, krejt qka ju duhet është vaj ulliri dhe e verdha e vezës.
E pasur me proteina, me vitamina dhe acide yndyrore gjithashtu super natyrale e verdha e vezës i bën flokët të butë të shkëlqyeshëm dhe shumë të shëndetshëm, por njëkohësisht e verdha e vezës ndihmon shumë edhe në rritjen e tyre.
Vitaminat A, D, E ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve, ndërsa vitamina D ndihmon në rritjen e tyre. Vaji i ullirit gjithashtu i forcon dhe i zbut flokët, duke e bërë këtë përzierje ideale, sidomos për flokët e thatë apo të dëmtuar.
Përzierja e vajit të ullirit dhe të verdhës së vezës bashkë shërben edhe si një lloj pilingu, i cili ndihmon në pastrimin e skalpit, por edhe ruan ngjyrën.
Receta:
Përzieni dy të verdha vezësh me dy lugë vaj ulliri, pastaj hollojeni përzierjen me një gjysmë gote ujë. Të gjithë masën pasi ta keni përzierë mirë, përhapeni në të gjithë lëkurën e kokës. Mbajeni në kokë për afër 15-20 minuta dhe pastaj pastroni flokët si zakonisht.
Sa herë duhet ta përdorni këtë maskë ?
Është një trajtim shumë i mirë për flokët dhe shumë i shëndetshëm, megjithatë është e mjaftueshme një herë në dy javë, dmth 1 deri 2 herë çdo muaj. Pasi ta përdorni recetë rregullisht, menjëherë do ti vreni ndyrshimet në flokët tuaj. Do të keni flokt më të shëndoshë, më të but, më të gjatë dhe me më shumë shkëlqim. /pergatit.com