Përbërësit:
3 vezë, 3 gota kos, 2 gota sheqer, gjysëm luge të çajit sodë bikarbone (Natron), një pluhur për pjekje (pecivë), 2 lugë gjelle butter (margarinë), miell (brumi jo të jetë shumë i trashë).
Përgatitja:
Fillimisht marrim një enë kuzhine për ëmbëlsira dhe i hedhim të gjithë përbërësit një nga një, i përziejmë mirë ngadalë me tel kuzhine por nëse dëshironi mundeni edhe me mikser. Kur tia shtoni miellin këtyre përbërësve në fund, kujdesuni që mos ti hidhni shumë miell dhe që brumi të mos bëhet shumë i trashë.
Më pas merrni një tepsi për ëmbëlsira (gurabija), dhe shtroni gurabijat një nga një duke ua dhënë formën rrumbullake dhe gjithashtu mundeni të bëni ndonjë llojë figure sipër si në foto. Nëse dëshironi për dekorim mundeni tua vendosni nga një kokërr lajthie sipër. Gurabijat i fusni në furrë për pjekje dhe i piqni ashtu siç i piqni zakonisht në shtëpit tuaja. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Neri. Ju bëfshin mirë!