Tortë me petë

Përbërësit:
5 vezë, 11 lugë sheqer, 11 lugë vaj, 1 pluhur për pjekje, 1 sheqer vanilje, miell.

Mbushja:
800 ml qumësht, 2 puding çokollate, 5 lugë sheqer, 250 gr margarinë, 200 gr sheqer pluhur, 100 gr çokollatë për zierje,

Përgatitja:
Përziejmë vezët me sheqerin dhe sheqerin e vaniljes derisa të shkrihen, më pas shtojmë vajin, qumështin dhe shtojmë miell të përzierë me pluhurin për pjekje. Shtojmë miell gradualisht derisa të bëhet një brumë i butë që nuk ngjitet për duar, nga kjo masë brumin e ndajmë në 6 toptha të cilët i t’hollojmë me petes në tavolinën e përmillur.

Peta nuk është shumë elastike prandaj duhet të t’hollohet me kujdes që mos të griset në madhësi prej 26cm. Secilën petë e pejkim në tepsi të nxehtë të kthyer nga pjesa e mbrapshtë, dmth në pjesën e përfundme të tepsisë së nxehte,e vendosim petën dhe e fusim tepsinë në furrë, e pjekim për 5-6 minuta në 250 gradë.

Pastaj petët e pjekura i mbulojmë me leckë kuzhine që mos të sforcohen më shumë. Për kremi përgadisim pudingën me qumështin dhe sheqerin dhe e lëmë të ftohet. Pudingës së ftohur i shtojmë margarinën e mbajtur në temperaturë ambienti të tundur me sheqerin pluhur derisa të shkumëzoje dhe të bëhet masë kremoze.

Përziejmë kremin mirë dhe lyejmë secilën petë në mes dhe radhisim sipër njëra tjetrës. Në pjesen e fundit qesim çokollatën e shkrirë me luge i shtojmë vaj dhe 50 ml ajkë të ëmbël. Më mirë është të servohet të nesermën. Ju bëftë mirë!