Tavë Prizreni

Përbërësit për 4 persona: 4 qepë, 1/2 filxhani gjalpë (margarinë), 500gr speca, 3 domate, 1 filxhanë djathë, 1 filxhanë kos, 2 lugë miell, 4 vezë, 1/2 filxhani magdanoz, kripë.

Përgatitja: Fillimisht marri 4 qepë, 500gr speca dhe i grijmë mirë me anë të një thike, pastaj marim një enë kuzhine (tigan) e vendosim në zjarrë dhe shtojmë 1/2 filxhanë gjalpë në të. Pasi gjalpi të jetë nxehur pak shtojmë qepët dhe specat që i kemi grirë më parë dhe i përziejmë deri sa të fërgohen pak.

Më pas marrim 3 domate i pastrojmë mirë, i grijmë me thikë për jom shumë imët dhe pastaj i shtojmë në tigan tek qepët dhe specat duke i lënë që të fërgohen për disa minuta. Mbasi t’i fërgojmë u hedhim kripën dhe magdanozin, më pas marim një tavë më të thellë dhe masën nga tigani e hudhim në tavë.

Në një enë tjetër rrahim 4 vezët, më pas tek vezët shtojmë 2 lugë miell, 1 filxhanë kos duke i përzier së bashku të gjithë masën derisa të fitojmë një masë homogjene. Pastaj masën e përgatitur e shtojmë sipër në tavë tek përbërësit e tjerë. Në fund mbi masën e përgatitur në tavë vendosim djathin e prerë në rende, më pas tavën e fusim në furrë dhe e pjekim për 45minuta në temperaturë 250 gradë C. Bëhet shumë e shijshme dhe përgatitet shpejtë.

Ju bëftë mirë!

Na bëni Subscribe në Youtube