Mantia me patate

Përbërësit:

1kg patate, një qepë, vaj, kripë, piper i zi, vegetë, 2 lugë ajkë, (ajkë kuzhine pana), 500ml ujë të vakët, 700-800gr miell, një lugë e vogël kripë.

Përgatitja:

Së pari e përziejmë brumin me ujin e vakët dhe kripën duke shtuar miell gradualsiht derisa të bëhet një brumë i butë që nuk ngjitet për duar. Pastaj brumin e lyejmë me vaj dhe e lëmë të qëndrojë për 20 minuta.

Në ndërkohë ziejmë patatet e qëruara në ujë të kripur, qepën e grijmë imët dhe e fërgojmë në vaj derisa të zbutet (të mos ngjitet). Patatet e ziera i shtypim me pirun në formë pureje dhe i përziejmë me qepët e fërguara i shtojmë kripë, vegetë, piper të zi të gjitha sipas shijës.

Më pas në tavolinën e përmillur qesim brumin dhe nga kjo masë, ndajmë 10 deri 12 toptha më pas topthat i hollojmë me petesë (holluese), dhe i lyejmë me vaj 5 deri 6 petë të topthave duke i vënë njërin mbi tjetrin.

Hapim nga ato petë një petë të madhe dhe e prejmë në katrorë me madhësi 10x10cm, në mes të secilit katrorë hedhim nga mbushja me patatet, e mbështjellim dhe e radhisim në tepsi të lyer me vaj e kështu me radhë, më pas i fusim në furrë dhe i pjekim në 200 gradë C.

Pak para pjekjes e nxjerrim tepsinë nga furra, i lyejmë mantiat me ajkën e kuzhinës i mbulojmë me folie dhe i kthejmë në furrë edhe për 2-3 minuta. Mantiat i servojmë me kos sipasë dëshirës. Ju bëfshin mirë !

Na bëni Subscribe në Youtube