Ëmbëlsirë e shpejtë

Përbërësit: 2 shllaga të çokollatës, 2 gota qumësht, 2 pako keksa të bluar (pako 300 gram), 1 pako keksa me rende i copton, 1 pako rrush i thatë, arra të coptuara (masa sipas dëshirës)
1 sheqer vanile, 3 lugë kakao, copëza të çokollatës.

Për dekorim: 1 litër qumësht, 1 puding me banane, 1 puding me çokollatë, 1 çokollatë kuzhine.

Përgatija: Shllagin e përziejmë me 2 gota qumësht me mikser deri sa të trashet masa dhe shtojmë të gjithë përbërësit. Pastaj e vendosim në tepsi për torte me rreth (e lyejmë tepsinë me pak vaj dhe sheqer sepse pas ftohjes e largojmë më lehtë nga tepsija) dhe e vendosim në frigorifer për ftohje.

Për dekorim i tretim pudingat me pak ujë të vakët dhe shtojmë 6 lugë sheqer dhe i hedhim në qumësht, i përziejmë deri sa të trashet masa në temperaturë të ulët. E ndalim temperaturën dhe shtojmë çokollatën, e përziejmë deri sa të shkrihet dhe e hedhim sipër ëmbëlsirës dhe prapë e lëmë në frigorifer për ftohje. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Dafina. Ju bëftë mirë!