Tiramisu me biskota

Përbërësit:

Një kuti biskota.

Për kremin:

4 gota qumësht, një gotë sheqer, 3 lugë të gjellës miell, 2 lugë të gjellës nisheste, një vezë një vanilje.

Për ta lagur:

1 gotë ujë i vakët, një lugë të gjellës sheqer, një lugë të gjellës neskafe, sipër kakao.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit përveç vaniljes e derdhni në një tenxhere, tenxherën e vëni në zjarrë për pjekje në temperaturë mesatare. Vaniljen ia shtoni glazurës dhe e përzieni të tërën me mikser, biskotat i lagni në ujë të vakët dhe e rendisni shtresën e parë në një enë.

Përmbi biskota e derdhni kremin e përgatitur, deri në përfundim të biskotave e bëni renditjën në këtë mënyrë. Përmbi torte ia vendosni përzierjen e neskafes dhe e lyeni në tërë sipërfaqen. Tortën e vendosni në frigorifer për pritje rreth 5-6 orë, pas pritjës së nevojshme ia derdhni pak kakao dhe e preni në copa të vogla për shërbim. Ju bëftë mirë!