Të mirat që i ndodhin trupit kur flini në dhomë të ftohtë

Gjatë stinës së verës, gjëja e vetme që do të donin shumë njerëz në dhomën e gjumit është kondicioneri.

Por, sipas një studimi të udhëhequr nga Dr. Christopher Winter, Drejtor i Charlottesville Neurology&Sleep Medicine, të flesh në një dhomë me ajër të freskët nuk duhet kufizuar vetëm gjatë ditëve të nxehta, por gjatë gjithë vitit pasi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut.

Sipas tij temperatura e dhomës gjatë natës duhet të variojë nga 15 deri në 19 gradë Celcius. Fjetja në një dhomë të ftohtë zvogëlon rrezikun e problemeve të lidhura me metabolizmin, mes tyre diabeti pasi në këtë rast ambienti i ftohtë favorizon prodhimin e yndyrës së mirë, dyfish në raport me normalen. Ndër të tjera fjetja në të ftohtë, ndihmon për të djegur kalori gjatë ditës. Këto dy elementë ndikojnë në reduktimin e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të tjera metabolike.

Një tjetër avantazh i të ftohtit është se ju bën të dukeni më të rinj pasi trupi lëshon melatoninë, një ndër agjentët anti-rrudhë. Për të ndihmuar fjetjen në temperatura të ftohta, ekspertët këshillojnë që të flihet zhveshur dhe në këtë mënyrë prodhohet më pak nga hormoni i stresit, i cili shkakton shtim peshe. Por, jo vetëm, fjetja në një dhomë të ftohtë ju ndihmon të humbni peshë pasi ulet niveli i kortizolit, hormonit të stresit që shoqërohet shpesh me ndjenjën e urisë.

Mbajtja e dhomës në temperaturën mbi 19 gradë, në fakt, e detyron trupin që të qetësohet apo ngrohet natyralisht përmes gjumit dhe melatoninës.

Kjo e fundit paraqet hormonin më të rëndësishëm antiplakje dhe sapo ajo çlirohet, i lejon trupit që të qetësohet natyralisht. Si kundërpërgjigje ndaj të ftohtit, trupi ynë prodhon nivele të larta të hormoneve të rritjes, një substancë tjetër antiplakje që na bën të dukemi dhe të ndihemi më të rinj.

Për të ndihmuar trupin që të ngrohet shpejt, një këshillë tjetër e studiuesve është që të flemë lakuriq, në këtë mënyrë, do të mund të prodhojmë më pak kortizon, një hormon që lidhet me stresin dhe rritjen e peshës.

Avantazhi i fundit i fjetjes në një ambient të ftohtë është thjesht se do të lodhemi më pak për të na zënë gjumi. Kjo sepse, klima më e ftohtë e ndihmon trupin që të arrijë më shpejt temperaturën ideale të gjumit.