Tespishte

Përbërësit:

500gr margarinë, 100gr sheqer, 100ml ujë, 3 vezë, 500gr miell.

Për sherbetin:

500gr sheqer, 500ml ujë, një sheqer vanile.

Përgatitja:

Fillimisht në një enë të thellë qitet sheqeri dhe margarina, pastaj e vendosim në një enë për zierje dhe e përziejmë vazhdimisht derisa sheqeri të karamelizohet. Më pas enën e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për pak, dhe në po këtë enë shtojmë ujin dhe e kthejmë në zjarrë që të vloj sërish.

Pastaj në përbërësit që i kemi lënë të vlojnë, qesim miellin duke e përzierë vazhdimisht derisa të trashet dhe të ndahet nga luga. Me masën e miellit shtojmë edhe 1/2 pluhur për pjekje dhe pastaj pasi masa të jetë trashtur mjaftueshëm, e largojmë nga zjarri dhe duke e përzierë i shtojmë një nga një vezët.

Më pas masën e brumit e qesim në tavolinën e punës të përmillur, dhe e ngjeshim me duar derisa të formojmë një kulaç të madh nga brumi. Pastaj në tavolinën e punës hedhim sheqer dhe brumi e rrotullojmë në të gjitha anët që të sheqeroset. Më pas tepsin me madhësi 36cm e lyejmë me vaj dhe e qesim brumin në mes të tepsisë.

Pastaj brumin fillojmë ta shtrijmë me dorë ngadalë, duke ia dhënë formë e rrumbullakët dhe e shtrijmë derisa të mbushet tepsija dhe të na mbetet trashësia përafërsisht 1.5cm. Pasi e kemi shtrirë tërë brumin në një petë të madhe, e presim sipas dëshirës në trekëndësha dhe secilin trekëndësh e zbukrojmë me priunë.

Më pas e fusim në furrë në temperaturë 200 gradë C për 40 minuta, në ndërkohë derisa të piqet ëmbëlsira, e ziejmë sherbetin me ujë, sheqer dhe sheqer valine. Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur ia hedhim sherbetin e nxehtë në ëmbëlsirën e ftohët. Ju bëftë mirë! /pergatit.com