Përbërësit për krepa: 120gr miell, 2 lugë të gjellës kakao, 60gr sheqer, 2 vezë, 250ml qumësht, 40gr butter (margarinë).
Për fillin: 600ml schlag sahne (hopla për ëmbëlsira), 100gr sheqer pluhur, 2 lugë të çajit sheqer vanile, 14 oreo keksa.
Përgatitja: Fillimisht marrim miellin, sheqerin dhe kakon i bëjmë bashkë dhe i përziejmë mirë. Pastaj vezët i përziejmë së bashku me butterin (margarinën e shkrirë) dhe qumështin, i përziejmë mirë së bashku dhe i bëjmë bashkë me përbërësit tjerë. Procedura e pjekjesë është si për pallqinka. Pasi ti pjekim të gjitha i lëmë të ftohen dhe më pas i qesim në një pjatë 18cm dhe ua largojmë rrethin që të bëhet forma e krepav e njejtë dhe më e mirë.
Kurse për fillin hopla patjetër duhet të jetë e ftohtë (Schllag sahne), e rrahim me mikser deri sa të bëhet një krem i fortë. Pastaj ia hedhim sheqrin pluhur dhe 2 lugë sheqer vanile. Ndërsa oreot i bluajm në blender i bëjmë si keksa të bular ashtu si duken në foto. I marrim krepat dhe secilin me ren e lyejm me krem dhe i hedhim oreo të bluar. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Ardita. Ju bëfshin mirë!