Përbërësit:
14 pako Kit Kat, 400ml krem të trashë (hopla), një pako çokollatë e shkrirë, 28g pluhur xhelatine të përgatitur në ujë, 300g shllag të bardhë, 4 lugë gjelle sheqer, 100g copëza çokollate të zezë dhe të bardhë.
Përgatitja:
- Bluani 4 copë Kit Kat në një bluarës ushqimesh.
- Në një tepsi të thellë (të vogël) rrumbullake, hidhni Kit Katët e bluar dhe rrafshoni mirë në tepsi.
- Mbushni anët e tepsisë me Kit Katët e mbetur dhe vendoseni në frigorifer.
- Përzieni kremin e trashë, çokollatën e shkrirë dhe xhelatinën.
- Në një enë, rriheni shllagun me sheqer derisa të trashet.
- Shtojeni përzierjen e çokollatës në shllagun e rrahur dhe përzieni mirë.
- Transferojeni përzierjen në tepsinë me Kit Kat.
- Lëreni që të ftohet për 3 orë.
- Dekorojeni me copëzat e çokollatës së zezë. Shërbejeni dhe ju bëftë mirë ! /pergatit.com