Tiramisu me petë

Përbërësit për petën: 3 vezë, 100gr sheqer, 100gr miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 50gr kakao, një neskafe e vluar (pa sheqer).

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, 100gr sheqer dhe i përziejmë mirë me mikser deri sa të treten. Më pas shtojmë tek vezët dhe sheqeri shtojmë 100gr miell, 1 pluhur për pjekje (pecivën), 50 gr kakao (e sitim) i përziejmë përsëri dhe pasi masa të jetë gati e hedhim masën në tepsi të lyer për pjekje. E pjekim për 12 minuta në temperaturë 170 gradë C. Kur të pjeket dhe të ftohet e prejmë në mes brumi në dy pjesë të barabarta dhe petët i lagim me neskafe (pa sheqer).

Për kremin: 500gr mascarpone (krem djathi), 3 vezë të ndara, 200gr sheqer pluhur, 2 lugë rum.

Përgatitja e kremit: Fillimisht të verdhat e vezës i tundim me 100gr sheqer pluhur pastaj me maskarpone, më pas tundim të bardhën e vezëve me 100gr sheqer pluhur të tjerë. Pastaj i bashkojmë të dy kremat së bashku duke i përzier me lugë dhe më pas ia shtojmë 2 lugë rum. I lyejmë petët dhe në fund i hedhim kako pluhur.  Një recet e tiramisus më ndryshe por duhet ta provoni bëhet shumë e shijshme. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Suzana. Ju bëftë mirë!