Përbërësit: Miell thekre 500gr, 1 lugë kripë, 11gr tharme buke, 330ml ujë.
Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë 500gr miell thekre, 1 lugë të mesme kripë, 11gr tharme buke dhe i përziejmë përbërësit me mikser. Duke e përzier me mikser shtojmë 330ml ujë dhe e përziejmë mirë masën me mikser deri sa të bëhet një brumë i butë, nëse nuk keni mikser për përzierjen e brumin mund ta përzieni dhe me lugë.
Më pas shtojmë pak vaj tek brumi dhe e ngjeshim me duar duke e rrotulluar nga të gjitha anët, pastaj brumi e lëmë ashtu në enë të qëndrojë për 120 minuta dhe e mbulojmë sipër. Më pas e marrim brumi dhe e hedhim në tepsi të lyer dhe të përmiellur, e ngjeshim mirë me duar deri sa të shtrihet në tepsi e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë ashtu edhe për 10 minuta të tjerë.
Pasi brumi të ketë qëndruar edhe për 10 minuta, ja largojmë mbulesën dhe e presim në mes me thikë. Më pas e fusim në furrë për pjekje, në temperaturë 250 gradë C për 20 minuta. Pasi të piqet e largojmë nga furra e lëmë të ftohet për pak, më pas e largojmë nga tepsia dhe e presim me thikë.
Buka e thekurit është shumë e shëndetshme, e cila nuk duhet të mungojë në shtëpitë tuaja gjithashtu është shume e mirë për ata njerëz të cilit nuk e dëshirojnë mbi peshën dhe kanë dëshirë të dobësohen atëherë buka e thekurit është ideale për ta.
Jo vetëm për të mos shtuar peshë por buka e thekurit gjithashtu pastron zorrët dhe ju jep energji gjatë gjithë ditës. Ju këshillojmë ta gatuani vazhdimisht dhe ta konsumoni se është shumë e shëndetshme. Ju bëftë mirë!