Toptha me puding

Përbërësit:

500 ml qumësht, 3-4 lugë sheqer, 1 qese puding vanilje, 200 gr biskota të bluara, 100 gr napoletanka të bluara, 1 lugë gjelle kakao.

Përgatitja:

Ndani pak qumësht dhe në të hidheni qesen e pudingut duke e përzier mirë, qumështin e mbetur lëreni të vlojë së bashku me sheqerin. Gjatë procesit të vlimit, shtoni përzierjen me pluhurin e pudingut dhe rrahni me tel kuzhine derisa të trashet mirë. Lëreni pudingun që të ftohet.

Në përzierjen e ftohur shtoni keksat e bluar, napoletankat dhe kakaon duke i përzier mirë. Këtë masë lëreni në frigorifer derisa të forcohet pak. Nga kjo përzierje bëni toptha të vegjël dhe sipas dëshirës rrokullsini në biskota të bluar, arra apo lyeni me çokollatë sipër.

Ju bëftë mirë!

Na bëni Subscribe në Youtube