Përbërësit: 4 të verdha të vezës, 100gr sheqer, 200gr gjalpë, 100gr çokollatë kuzhine, 4 të bardha të vezës, 4 lugë miell, 1 pluhur për pjekje.
Kremi: 500ml ajkë hopla, 200gr çokollatë kuzhine, pak sheqer.
Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 4 të verdha të vezës, 100gr sheqer dhe i përziejmë mirë me mikser. Ndërsa në një enë tjetër kuzhine (tenxhere) të cilën e vendosim në zjarr, shtojmë 200gr gjalpë, 100gr çokollatë kuzhine dhe e përziejmë masën mirë me lugë deri sa të shkrihen gjalpi me çokollatën.
Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 4 të bardha të vezës dhe i përziejmë mirë me mikser derisa të bëhet një krem i trashë. Pastaj tek masa me të verdhat e vezë shtojmë çokollatën e shkrirë me margarinë, 4 lugë miell, 1 pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën me mikser.
Pastaj tek masa shtojmë kremin që e kemi fituar nga të bardhat e vezës dhe e përziejmë përsëri masën me mikser. Këtë masë e hedhim në tepsi të lyer me margarinë ashtu siç e shikoni në video dhe më pas e fusim në furrë për pjekje në 180 gradë C për 30 minuta.
Derisa të piqet brumi për ëmbëlsirën në një enë tjetër kuzhine (tenxhere) të cilën e vendosim në zjarr shtojmë 500ml ajkë hopla, 200gr çokollatë kuzhine, pak sheqer dhe e përziejmë mirë me lugë derisa të shkrihet çokollata, më pas këtë masë ia hedhim sipër ëmbëlsirës të cilën tashmë e kemi larguar nga furra.
Pasi ëmbëlsira të jetë gati e fusim të qëndrojë në frigorifer për 2-3 orë, më pas e shërbeni. Ju bëftë mirë!