Përbërësit: 100gr sheqer pluhur, lëngu i një portokalli, 100gr biskota të bluara, 200gr gjalpë, 200gr miell kokosi, 2 banane të copëtuara.
Përgatitja: Fillimisht në një enë shtojmë 200gr gjalpë, 2 banane të copëtuara dhe më pas i përziejmë mirë me mikser. Pastaj tek masa shtojmë 100gr sheqer pluhur, lëngun e një portokalli dhe e përziejmë masën mirë me lugë.
Pasi i kemi shtuar këta përbërës dhe e kemi përzier masën mirë, tek masa shtojmë 100gr biskota të bluara, 200gr miell kokosi dhe e përziejmë përsëri masën mirë me anë të një luge. Pasi të kemi formuar brumin me këta përbërës, marrim pak nga brumi me duar dhe formojmë topa të vegjël ashtu siç e shikoni në video.
Topa e vegjël i rendisim një nga një në enë dhe pasi ta kemi përfunduar të gjithë brumin topat i fusim në miellin e kokosit ashtu siç e shikoni në video. Bombica më të shpejta dhe më të shijshme nuk keni provuar ende, përgatitni sidomos kur keni mysafirë special. Ju bëfshin mirë!