Tortë me çokollatë pa pjekje

Përbërësit për tortën:
Biskota (në formë katrore, cilin lloj e pëlqeni më shumë), 3 filxhanë qumësht, 2 kuti puding vanilje, 1 ¾ filxhanë krem të rrahur pana.

Përbërësit për shtresën sipër tortës:
1/3 filxhan pluhur kakaoje, 1 filxhan sheqer, ¼ filxhan qumësht, ½ filxhan gjalpë, 1 lugë gjelle vanilje.

Përgatitja:

Marrim një tepsi të thellë në formë katrore (jo shumë të madhe) dhe rendisim një shtresë biskota. Në një enë tjetër shtojmë tre filxhanë qumësht dhe dy kuti puding vanilje dhe i përziejmë së bashku. Pastaj e shtojmë edhe kremin e rrahur pana dhe i përziejmë mirë. Gjysmën e përzierjes së pudingut e hedhim mbi biskota dhe e rrafshojmë mirë.

E shtojmë edhe një shtresë tjetër me biskota (biskota në formë katrore) dhe pastaj sipër tyre shtojmë edhe përzierjen e mbetur të pudingut. Në një enë tjetër shtojmë të gjithë përbërësit për shtresën sipër tortës një nga një dhe i përziejmë mirë në nxehtësi mesatare. Pastaj masën e lëngshme e hedhim mbi biskota dhe e lëmë tortën që të qëndrojë gjatë natës. Ju bëftë mirë! /pergatit.com

Një demo e përgatitjes së tortës:

tortëpapjekjepergatit.com

Eclair Dessert_In DishEclair Dessert 7