Përbërësit:
4-5 banane të pjekura, 3 vezë, ½ filxhan vaj, ½ filxhan sheqer pluhur, një lugë gjelle kanellë e bluar, 2 enë miell,
½ filxhan gjalpë, 2-3 banane në feta, akullore vanilje.
Përgatitja:
- Ngroheni furrën në 175 gradë C.
- Në një enë të madhe, shtypni bananet e pjekura.
- Shtoni vezët, vajin, sheqerin dhe kanellën, dhe përzieni mirë.
- Shtoni miellin dhe përzieni derisa brumi nuk ka copëza mielli.
- Në një tjetër enë të vendosur në temperaturë të ulët, shkrijeni gjalpin, më pas përzieni me sheqer kafe derisa të tretet.
- Rriteni temperaturën deri në mesatare dhe gatuajeni derisa përzierja të gurgullojë.
- Largojeni ‘karamelin’ nga nxehtësia dhe derdheni në një tepsi për pjekje.
- Vendosni fetat e bananeve në mënyrë të barabartë mbi karamelin.
- Derdheni brumin e përgatitur mbi fetat e bananeve dhe piqeni për 40-50 minuta.
- Lëreni të ftohet pak dhe përdoreni një thikë për të liruar skajet e tortës në tepsi.
- Më pas rrotullojeni tortën, duke bërë që bananet të mbesin sipër. Priteni në katrorë dhe shërbejeni me akullore vanilje.
Ju bëftë mirë !
Më poshtë është videoja se si përgatitet torta:
Tortë me banane by pergatitcom