Një tortë shumë e lehtë me mollë, për një pasdarkë të bukur me familjen tuaj. Përgatitet shumë shpejtë dhe nuk ka shumë përbërës.
Përbërësit:
- 2 molla
- 3 vezë
- pak kripë (me maje të gishtave)
- 200gr sheqer
- 80ml qumësht
- 300gr miell
- lëvoren e 1 limoni
- 100ml vaj lule dielli
- 10gr pluhur për pjekje
Përgatitja:
Përgatitja si në videon më poshtë, pjekja bëhet në 180 gradë C për 30 minuta. Sipër e dekoroni me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!