Makarona

Makarona me djathë dhe spinaq

Makarona me djathë dhe spinaq është receta që të gjithë e shijojnë pafund!

Përbërësit për 3-4 persona:

6 feta proshutë, të grimcuar
2 gjokse pule, në feta
140gr spinaq,
4 thelpinj hudhër, të grimcuar
2 lugë çaji kripë,
1 lugë çaji piper,
5 filxhanë qumësht,
1 qese makarona,
1 filxhan djathë Parmesan, të grirë.

Përgatitja:

  1. Gatuajeni proshutën në një tenxhere të madhe në temperaturë të mesme derisa të rreshket.
  2. Shtojeni pulën dhe gatuajeni mirë derisa të mos duket më rozë. Hiqeni pulën.
  3. Gatuajeni spinaqin, hudhrën, kripën dhe piperin me proshutën derisa spinaqi të jetë gatuar mirë.
  4. Vendoseni prapë pulën në tenxhere, shtojeni qumështin dhe më pas përzieni.
  5. Le të vlojë qumështi, pastaj shtoni makaronat.
  6. Përzieni vazhdimisht për rreth 10 minuta, derisa makaronat të gatuhen.
  7. Shtoni parmëzën (Parmesanin), pastaj përzieni mirë derisa djathi të jetë shkrirë.
  8. Shërbejeni! Ju bëftë mirë! /pergatit.comScreenshot_1