kifle

Kifle shumë të buta

Kifle më të buta dhe më të shijshme nuk besojmë se keni ngrënë ndonjëherë. Të gjithë do të befasohen me shijen e tyre nëse i përgatitni.

Përbërësit: 100gr gjalpë i shkrirë (margarinë), 20gr maja buke, 200ml qumësht i ngrohtë, 2 lugë të mesme mjaltë, 2 vezë, 1 lugë të mesme sheqer, 1 lugë e mesme kripë, 600gr miell, reçel çfarë do që dëshironi.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 100gr gjalpë të shkrirë, 200gr maja buke, 200ml qumësht të ngrohtë, 2 lugë të mesme mjaltë dhe e përziejmë masën me lugë deri sa të treten mirë përbërësit. Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 1 vezë komplet dhe nga veza tjetër vetëm të bardhën e vezës, kurse të verdhën e lëmë anash në një enë.

Tek vezët shtojmë një lugë të mesme sheqer, një lugë të mesme kripë dhe më pas masën e përgatitur më parë me qumësht të ngrohtë dhe përbërësit e tjerë e shtojmë tek vezët. E përziejmë masën mirë me tel kuzhine deri sa të treten mirë dhe vezët.

Pastaj tek masa shtojmë 600gr miell, e përziejmë vazhdimisht masën me lugë duke e shtuar miell deri sa të bëhet një brumë i butë dhe më pas e mbulojmë sipër me qese kuzhine duke e lënë brumin të pushojë për 1 orë në ambient të ngrohtë.

Pasi brumi të ketë pushuar, ia largojmë qesen e kuzhinës dhe e hedhim në tavolinë të përmiellur. E ngjeshim brumi mirë me duar dhe më pas nga brumi ndajmë 12 kulaçe, secilën kulaçe e hollojmë mirë me holluese dhe brenda e mbushim me reçel çfarë do që kemi dëshirë dhe disa të tjera mund ti mbushim me djathë dhe sallam.

Pasi kiflet të jenë gati i hedhim në tepsi të lyer dhe i lëmë të pushojnë për 30 minuta, më pas sipër i lyejmë me të verdhën e vezës që e kemi ndarë në fillim të përzier me pak qumësht që kiflet të bëhen më të buta. Më pas i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C për 15 minuta.

Pasi të piqen i largojmë nga furra dhe sipër i lyejmë me vaj ulliri apo margarinë ashtu sa janë të nxehta.

Ju bëfshin  mirë!