Pandispanja (Peta): gjashtë të bardha të vezës, gjashtë lugë sheqer pluhur, katër lugë miell dhe 14 lugë kokos.
Salca e qershisë: 680gr qershi (ose një kavanoz qershi nga kompoti), një puding vanilje dhe tri lugë sheqer.
Kremi: dy puding vanilje, 4 lugë sheqer, 750ml qumësht, 500ml ajkë e ëmbël (hopla për ëmbëlsira).
Filli me çokollatë: 100gr çokollatë për zierje dhe 50gr margarinë.
Përgatitja:
Përziejmë të bardhat e vezës derisa të bëhet shkumë e fortë, shtojmë sheqerin gradualisht duke e përzier dhe në fund shtojmë miellin dhe kokosin. Përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe masën e hedhim në kallëp me madhësi 35-45 të lyer dhe të përmillur.
Këtë e pjekim në 180 gradë për 15-20 minuta. Qershitë i kullojmë nga kompoti, kurse në kompot të nxehtë shtojmë sheqerin dhe pluhurin e pudinges së tretur me 3-4 lugë kompot të ftohtë.
Përziejmë derisa të trashet kremi i pudinges me kompotin dhe në të shtojmë pastaj qershitë dhe kremin e nxehtë e hedhim mbi pandispanjën tashmë të pjekur pjekur dhe të ftohur.
Pastaj në një enë hedhim 600ml qumësht dhe sheqerin, kurse pluhurin e pudingave e tretim me 150ml qumësht të ftohtë. Përziejmë së bashku pasi të vlojë qumështi dhe i përziejmë vazhdimisht derisa të trashet pudinga.
Në pudingen e ftohur shtojmë ajkën e tundur në shkumë të fortë dhe e përziejmë mirë. Kremin e hedhim mbi kremin me qershitë dhe e rrafshojmë mirë.
Sipër e hedhim fillin e bërë me çokollatën e shkrirë me margarinë. Pasi të jetë ftohur mirë, e presim në katrorë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!