Përbërësit për katër persona: dy purri, 600gr këpurdha, 2 pitalka, majonez, djathë parmezan, proshutë dhe salcë domatesh.
Përgatitja: Copëtojmë purrinin dhe këpurdhat dhe i ndajmë pitalkat përgjysmë. Lyejmë të dyja gjysmat e pitalkës me majonez. Shtojmë djathin parmezan në mënyrë të barabartë me pitalkat.
Më pas shtojmë këpurdhat mbi sipërfaqet e pitalkës. Tek njëra nga pitalkat hedhim purrinin dhe tek tjetra proshutën.
Hedhim edhe salcën e domateve mbi të dyja gjysmat e pitalkës. Piqen në temperaturë 200 gradë C për 15 minuta. Ju bëfshin mirë!