Tortë e lehtë me dredhëza shtëpie

Përbërësit:

4 vezë, 7 lugë sheqer, 7 lugë vaj, një sheqer vanilje, 2 lugë të gjellës kakao, një pjatë e gjellës dredhëza të bluara në blender, 10 lugë miell (apo sipas nevojës), një pluhur për pjekje (pecivë), 2 qese krem shllag i bardhë, qumësht për përgatitjen e shllagut.

Përgatitja:

Fillimisht marrim një enë për ëmbëlsira dhe hedhim vezët, 7 lugë sheqer, 7 lugë vaj, një sheqer vanilje dhe reçelin e dredhëzave të bluara në blender. I tundim të gjitha këto pak me tel kuzhine derisa të tretet sheqeri dhe sheqer vanilja, më pas ua hedhim 2 lugë të gjellës kakao dhe e përziejmë mirë.

Krejt në fund i hedhim 10 lugë miell dhe e përziejmë me tel kuzhine vazhdimisht, duke ia hedhur miellin me tel kuzhine e shikojmë nëse ka nevojë ende ti hidhet miell (pra mund ti hidhni miell sipas nevojës) dhe më pas ia hedhim pluhur për pjekje (pecivën).

E ngrohim furrën paraprakisht në temperaturë 350 gradë C, më pas marrin një tepsi për ëmbëlsira dhe e lyejmë me margarinë, e spërkasim pakëz me miell që të mos ngjitet brumi më pas e hedhim brumin në tepsi dhe e fusim në furrë për pjekje.

Ndërkohë e përcjellim ëmbëlsirën derisa të piqet dhe e testojmë me rrëmojcë nëse është pjekur mjaftueshëm dhe ia ndalim temperaturën gradualisht. Kur të piqet e largojmë nga furra e lëmë pak të ftohet, më pas e heqim nga tepsija ngadalë duke e rrotulluar që të mos na prishet peta.

Marrim një thikë dhe e presim petën përgjysmë në mënyrë të barabartë, më pas i bëjmë petat bashkë njëra mbi tjetrën dhe ua presim skajet gjithashtu në mënyrë të barabart duhe ia dhënë formën e katërkëndëshit. Skajet e mbetura i troshitim me dorë në një enë, e përgatisim një qese shllag sipasë udhëzimeve në qeske me pak qumësht dhe sheqer dhe ia hedhim shllagun derisa skajet e mbetura të zbuten mirë dhe të bëhen si fill.

Petëve që u kemi dhënë formë e trekëndëshit ua hedhim këtë përbërje në mes, dhe në fundë me qesen tjetër të shllagut e lyejmë tortën sipër dhe e dekorojmë sipas dëshirës me shllag, gjithashtu ia vendosim disa dredhëza sipër të ndara përgjysmë për dekorim.

Ju bëftë mirë! Receta u krijua nga Donjeta.