Përbërësit për brumin:
300gr miell,1 gotë kos,1 lugë gjelle kripë,1 lugë kafe sodë buke.
Për mbushjen: 2 kokrra qepë të mëdha, 2 speca, 3 kokrra domate mesatare, kripë, vaj.
Përgatitja:
Fillimisht hedhim miellin në një tepsi dhe pastaj hapim një gropë në mes, në të hedhim kripën, sodën e bukës dhe kosin. Më pas i përziejmë me dorë duke shtuar ujë të vakët, derisa të bëhet brumi (Brumi duhet të jetë i butë në mënyrë që peta të hapet me lehtësi).
E lëmë pak këtë brum të vijë derisa të pergatisim mbushjen, për mbushjen grijmë hollë qepët i vendosim në një tigan dhe i vëmë të skuqen duke u hedhur 3-4 lugë gjelle vaj. Më pas i grijmë specat dhe i shtojmë tek qepët dhe vazhdojmë i skuqim.
Pasi të jenë skuqur mirë qepët dhe specat i hedhim domatet e grira ( është mirë që domateve tua heqim më parë lëvoren e cila hiqet me lehtësi po ti fusim në ujë të nxehtë). Më pas të gjithë këta përbërës i lëmë të zihen pak në tigan derisa të bëhet një masë homogjene, mund ti hedhim pak ujë sipas deshirës dhe më pas e lëmë të ftohet.
Ndërkohë ndajmë brumin në dy pjesë, pjesa e sipërme të jetë më e vogël se e poshtmja. Hapim petën e poshtme dhe e vëmë në tepsi të lyer më parë me vaj. Më pas hedhim mbushjen me përbërësit e pergatitur më parë dhe e vendosim në të gjithë petën.
Hapim petën e dytë më të madhe dhe e vendosim sipër duke i kthyer pak anët. Më pas e pjekim në saç për 20 minuta, pasi e nxjerrim e lyejmë sipër me gjalpë. Këshill: Mbushja mund të bëhet sipas dëshires me presh dhe gjizë, spinaq, lakër etj. Ju bëftë mirë!