Tortë e shpejtë dhe e shijshme

Përbërësit për pjesën e parë: 2 pudinga të çokollatës, 1 litër qumësht, 6 lugë sheqer, 2 lugë kakao, 400gr keksa të bluar, 5 banane (të coptuara), 2 pako rrush të thatë.

Përgatitja: Tretim pudingat me pak ujë të vakët, shtojmë sheqerin dhe e hedhim në qumësht në temperaturë të ulët e përziejmë deri sa të trashet masa dhe shtojmë 2 lugë kakao. Pastaj i shtojmë përbërësit e tjerë me rend e përziejmë dhe e vendosim në tepsi për torte (tepsinë e lyejmë me pak vaj dhe sheqer) më pas e vendosim në frigorifer për ftohje.

Përbërësit për pjesën e dytë: 2 pudinga (1 me shije vanile 1 me shije të bananes), 1 litër qumësht, 6 lugë sheqer, 2 pako kokos, 200gr keksa të bluar.

Përgatitja: Tretim pudingat me pak ujë të vakët shtojmë sheqerin dhe e hedhim në qumësht në temperaturë të ulët e përziejmë deri sa të trashet. Pastaj shtojmë përbërësit tjerë i përziejmë dhe pasi të jetë gati e hedhim sipër shtresë së dytë. E vendosim përsëri në ftohje, pasi të ftohet shtojmë sipër një rend keksa jaffa.

Për dekorim: 2 çokollata të kuzhinës, 150ml hopla (ose qumësht).

Çokollatën e shkrijmë me hoplla ose me qumësht (mundeni vetëm me hoplla), në temperaturë të ulët dhe pasi të jetë gati ia hedhim sipër tortës dhe përsëri e lëmë të ftohet. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Dafina. Ju bëftë mirë!