Tortë e shpejtë pa pjekje

Përbërësit: 700ml qumësht, 47gr pudingë çokollate, 3 lugë të gjellës nisheste, 50gr sheqer, 100gr çokollatë, 125gr gjalpë, 200gr biskota.

Për dekorim: 100ml qumësht, 1 pako shllag krem, arra të grimcuara.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere) dhe shtojmë 700ml qumësht, më pas tek qumështi shtojmë 47gr pudingë çokollate, 3 lugë të gjellës nisheste, 50gr sheqer dhe e përziejmë masën deri sa të treten mirë përbërësit.

Më pas tek masa shtojmë 100gr çokollatë dhe e ziejmë masë për 1 minutë deri sa të formojmë një pudingë të trash. Pastaj tek pudingu që zien shtojmë 125gr gjalpë dhe e përziejmë mirë pudingun deri sa të shkrihet gjalpi më pas e largojmë nga zjarri dhe e lëmë me një anë.

Më pas marrim një enë kuzhine të thellë në formë katërkëndëshe (tepsi, enë ku do e vendosni ëmbëlsirën), shtrojmë qese kuzhine në të pastaj shtojmë pak nga masa e pudingut ashtu siç e shikoni në video. Pastaj sipër pudingut shtojmë një rend biskota.

Pastaj sipër biskotave shtojmë përsëri pak nga masa e pudingut, më pas shtojmë edhe një rend biskota. Marrim përsëri nga masa e pudingut dhe shtojmë pak sipër biskotave, më pas shtojmë edhe një rend biskota të tjerë sipër pudingut.

Krejt në fund sipër biskotave shtojmë të gjithë masën e mbetur nga pudingu, duke e shtrirë masën mirë me lugë dhe më pas shtojmë edhe një rend biskota sipër. E mbulojmë ëmbëlsirën me qese kuzhine që ia kemi vendosur enës më parë dhe e lëmë të qëndrojë në frigorifer për 2 orë.

Më pas marrim 100ml qumësht, 1 pako shllag krem çfarë do që dëshironi dhe e tundim me mikser deri sa të bëhet një masë kremoze. Pastaj e largojmë ëmbëlsirën nga frigoriferi, e largojmë nga ena me ndihmën e qeses dhe e hedhim në një enë tjetër duke e rrotulluar ngadalë.

Më pas ëmbëlsirën e lyejmë sipër me shllag krem sipas dëshirës dhe e dekorojmë sipër me arra të grimcuara.

Ju bëftë mirë!