Tortë e zezë me Nutella

Përbërësit: 350gr çokollatë të zezë, 250gr sheqer, 125gr margarinë (gjalpë), 60gr miell dhe gjashtë vezë. Kurse filli për lyerje: 100ml ajkë e ëmbël dhe 5 lugë Nutella.

Udhëzimet: Shkrijmë çokollatën dhe margarinën, dhe i lëmë të ftohen pak. Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezës. Të bardhat e vezës i tundim në shkume të fortë. Të verdhat e vezëve i përziejmë mirë me sheqerin dhe i shtojmë tek çokollata e shkrirë me margarinë.

Në shkumën me të bardhat e vezëve e shtojmë sasinë e miellit dhe përziejmë mirë. Edhe masën me të bardhat e vezëve e përziejmë me masën me të verdhat e vezëve dhe çokollatën.

Përziejmë mirë me lugë që të gjitha bashkë dhe i qesim në kallëp me madhësi 24 të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje. Pjekim në 170 gradë për 40 minuta.

Pas pjekjes lemë pandispanjën të ftohet dhe ndërkohë përziejmë përbërësit e glazurës. Ajkën e ëmbël e ngrohim derisa të mos vlojë dhe në të shtojmë çokollatën e copëtuar.

Përziejmë derisa të shkrihet çokollata dhe qesim mbi tortën e pjekur dhe të ftohur. Tortën e lëmë të ftohet. Shtojmë çokollatë në rende të grira sipas dëshirës dhe arra ose lajthia. Ju bëftë mirë!