Përbërësit: 6 vezë, 100gr sheqer, 200gr margarinë, 3 lugë kakao, 3 lugë miell, 1 pluhur për pjekurina (pecivë).
Kremi: 500ml hopla e ëmbël, 300gr çokollatë e zezë, 2-3 portokaj.
Përgatitja: Fillimisht ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat, në një pjatë përziejmë miellin me kakaon dhe pecivën. Më pas të bardhat e vezëve i rrahim me mikser deri sa të bëhet shkumë e qëndrueshme dhe i lëmë në një anë.
Në një enë të thellë përziejmë me mikser margarinën me sheqerin, pastaj shtojmë të verdhat e vezëve dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë miellin e përzier paraprakisht me kakon dhe pecivën dhe në fund të bardhat e vezëve të tundura.
Të gjitha përzihen mirë së bashku dhe hidhen në tepsi të përmillur për pjekje në 180 gradë C për 20 minuta. Në ndërkohë hopla vendoset në një tenxhere deri sa të fillojë të vlojë, pastaj hidhen 300gr çokollatë e zezë dhe përzihet në zjarrë të ngadalshëm derisa të shkrihen krejtësisht.
Më pas grijmë imët 2-3 lekura të portokajve dhe i hedhim tek hopla. Pandispanjës së pjekur ia hedhim sipër kremin e nxehtë dhe e lëmë të ftohet. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Dafina. Ju bëftë mirë!