Tortë gjermane

Përbërësit për pandispanjën:

300gr sheqer, 100ml ujë, 300gr arra të grira,10 vezë, 2 lugë kakao, 150ml raki, 1/2 pako kanellë, një limon, një lugë miell.

Për krem:

250gr sheqer pluhur, 750ml qumësht, 5 lugë sheqer, 250gr gjalpë, 2 pako buding vanilje,
50gr kokos, 50gr hurma.

Për zbukurim:

3 pako krem pana, 375ml qumësht.

Përgatitja:

Fillojmë përgatitjen e pandispanjës, në tenxhere në zjarr hedhim 300gr sheqer dhe 10ml ujë. Pasi zien sherbeti, tenxheren e heqim nga zjarri dhe pastaj në tenxhere i hedhim arrat e grira i përziejmë me lugë dhe e lëmë masën të ftohet.

Fillojmë me përgatitjen e kremit, në tenxhere në zjarr e hedhim gati tërë qumështin dhe 6 lugë sheqer. Në enën me pluhurin për pudingë e shtojmë qumështin e mbetur dhe e përziejmë me tel. Duke përzier pandërprerë, në tenxheren me qumështin e vluar e shtojmë pudingun ta fitojë dendësinë e duhur më pas  tenxheren e heqim nga zjarri dhe e lëmë pudingun të ftohet.

Vazhdojmë me përgatitjen e pandispanës, i thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të bardhat i hedhim në enë të thellë, ndërsa të verdhat në enën për përzierje më pas të verdhat e vezës i rrahim me mikser.

Në enën për përzierje e shtojmë masën me sherbet dhe arra të grira. Përziejmë me lugë dhe e shtojmë kakaon, rakinë dhe kanellën. Në anën e sheshtë të rendes, në enën për përzierje grijmë lëkurë limoni. E shtojmë miellin dhe përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene dhe pastaj me mikseri rrahim të verdhat e vezës.

Në enën e thellë me të bardhat e rrahura e shtojmë masën nga ena për përzierje. Përziejmë me lugë, deria të bashkohet masa. Në tavë shtrojmë një letër dhe në të e derdhim brumin për pandispanjë. Tavën e vëmë në furrë dhe e pjekim15 minuta në temperaturë prej 200 gradë C më pas vazhdojmë me përgatitjen e kremit.

Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser, derisa gjalpi të fillojë të shkumëzohet. Në enë e shtojmë pudingun e ftohur dhe i rrahim me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene. Gjysmën e masës e vëmë në enë tjetër dhe në të e hedhim kokosin. Hurmat i presim në copë të imëta dhe i shtojmë në enën e parë.

Pandispanjën e pjekur e presim në 3 shirite të njëjta. Shiritin e parë të pandispanjës e vëmë mbi tabakanë për torta, sipër vëmë nga kremi me kokos. Sipër kremit e vëmë shiritin e dytë të pandispanjës dhe më pas sipër vëmë nga kremi me hurma dhe në fund sipër e vëmë shiritin e tretë të pandispanjës.

E përgatisim kremin pana dhe në një enë të thellë e hedhim qumështin dhe pluhurin për krem pana. I rrahim derisa kremi pana ta fitojë dendësinë e duhur ndërsa kremin pana e vëmë në shiringën e kuzhinës. Me ndihmën e shiringës i mbulojmë pjesët anësore dhe pjesën e sipërme të tortës. Dhe në fund sipër hedhim çokollatë të grirë.

Ju bëftë mirë !