Tortë me keksa dhe kakao

Përbërësit:

2 pako biskota me kakao, 2 pako biskota pa kakao.

Për kremin:

2 të bardha të vezëve, 2 paketa shanty,
2 gota uji me qumësht.

Për çokollatën:

Një paketë çokollatë pluhur, 2 gota me qumësht, për lyerjen e biskotave përdorni qumësht sa të lyhen biskotat.

Përgatitja e qokollatës së shkrirë:

Në një enë hedhim qumështin dhe pluhurin e çokollatës. E lëmë në zjarr derisa të bëhet si çokollatë e shkrirë.

Si përgatitet kremi ?

Fillimisht do të përgatisim kremin, ku në një enë të thellë ose në enën e kombinatit tuaj hedhim, qumështin të bardhat e vezëve dhe pluhurin shanty. E punojmë deri sa të bëhet një krem i lidhur.

Përgatitja e tavës:

Taves do t’i shtrojmë qese kuzhine dhe shtrimi i biskotave do të jetë mbi të. Fillojmë që të lyejmë biskotat në qumësht dhe t’i rreshtojmë në tavën ku do t’a bëjmë.

I rreshtojmë biskotat duke i zhytur në qumësht. Mbasi kemi mbaruar së shtruari rreshtin me biskotat kafe do të shtrojmë një shtresë krem shanty. Do të shtrojmë në rreshtin e dytë biskotat e bardha dhe këto do t’i zhytim në qumësht dhe sipër biskotave do të shtrojmë kremin e shantyt. Kështu do të vazhdoni deri sa të mbarojnë biskotat.

Me krem shanty të mbetur lyeni edhe pjesën sipër të biskotave. E vendosni tavën në frigorifer deri sa të mpikset. Kur t’a nxjerim për t’u servirur do t’i shtrojmë çokollatën e përgatitur si më sipër duke i hedhur edhe kokos nëse dëshironi. Ju bëftë mirë !

KËSHILLË – Ky është kremi shanty:
BAS23PC01-2