Ëmbëlsirë me grizë

Përbërësit:

6 të bardha vezësh, 6 të verdha vezësh, 6 lugë gjelle sheqer kristal, 10gr sheqer vanilje (podravka), 8 lugë gjelle grizë/ermik/semolina, lëvorja e një limoni, 1L qumësht, 2 lugë sheqer kristal, 20gr sheqer vanilje (podravka).

Përgatitja:

Fillimisht miksojini 6 të bardhat e vezëve me 6 lugë sheqer dhe sheqer vaniljen derisa të krijoni një shkumë të fortë të bardhë. Dalngadalë shtoni edhe të verdhat e vezëve, dhe  masën miksojeni me shpejtësinë më të vogël.

Pastaj shtoni me dorë lugë pas luge të gjithë sasinë e grizës dhe lëvoren e limonit, tavën ku do të piqet ëmbëlsira lyeni me vaj dhe sipër spërkateni me pak miell. Pastaj aty hidhni masën që keni miksuar dhe shpërndajeni ngadalë. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për rreth 30 minuta.

Qumështin bashkë me sheqer vaniljen dhe sheqerin kristal vendoseni të nxehet, por të mos vlojë, më pas ndaleni furrën dhe ëmbëlsirën e pjekur nxirreni nga furra dhe menjëherë hidhjani sipër qumështin e nxehur.

Pastaj ëmbëlsirën kthejeni në furrën e ndalur dhe me derë pakëz të hapur edhe për 15 minuta të tjerë. Më pas ëmbëlsira lihet të ftohet në ambient dhome e më pas vendoset në frigorifer. Ëmbëlsira shërbehet e ftohtë në fund nëse doni mund ta dekoroni me reçel vishnjeje sipër. Ju bëftë mirë !