Përbërësit:
4 vezë, 1.5 gota të vogla çaji sheqer, 2 gota miell dhe një lugë gjelle të plotë miell shtesë, 1 gotë qumësht, 1 gotë vaj, një pluhur për pjekje, një sheqer vanilje.
Lëngu për ngjyerjen e trekëndëshave:
1.5 gota çaji sheqer, 2 lugë gjelle kakao, 2 gota qumësht, 50 deri 55g çokollatë të zezë.
Për dekorim:
kokos (një enë).
Përgatitja:
- Përziejmë sheqerin me vezë dhe i rrahim me mikser për 5 minuta.
- Shtojmë vajin, qumështin, sheqer vaniljen dhe pluhurin për pjekje, dhe i përziejmë së bashku.
- E hedhim miellin dhe e përziejmë mirë brumin.
- E vendosim brumin në një tepsi katrore dhe e fusim në furrë të ngrohur në 180 gradë për 20-25 minuta. Pasi të shohim se është pjekur (duke e kontrolluar me kruese dhëmbësh) e lëmë të ftohet.
- Në një tenxhere të vendosur në temperaturë mesatare hedhim qumështin, sheqerin, kakaon dhe i përziejmë. Pas 2min shtojmë edhe çokollatën e zezë. Pasi të jetë shkrirë plotësisht, e hedhim lëngun në një enë të thellë për ngjyerjen e trekëndëshave.
- E presim tortën në katrorë të barabartë fillimisht. Pastaj katrorët i presim në mes për të fituar formën e trekëndëshit (si në foto më poshtë).
- Marrim secilin trekëndësh e ngjyejmë në lëngun me çokollatë dhe më pas në kokos. Ju bëfshin mirë! /pergatit.com
Procedura me foto: