Përbërësit: 8 vezë, 34 lugë sheqer, 34 lugë vaj, 34 lugë qumësht, 34 lugë miell, 2 pako pluhur për pjekurina (pecivë). Për fillin: 1L qumësht, 8 lugë nisheste, 300gr sheqer, një sheqer vanilje, 250gr margarinë (gjalpë)
3 të verdha të vezës, arra, rrush të terur, fiq. Për dekorim: 200gr çokollatë e bardhë, 400ml ajkë e ëmbël, 100gr kokos.
Përgatitja e brumit: Vezët dhe sheqerin i tundim mirë deri të shkumëzohen, pastaj i shtojmë një nga një përbërësit e tjerë e qesim brumin në tepsi të lyer dhe të përmillur (tepsia e shporetit të rrymes), e fusim në furrë të nxehur paraprakisht për 35-40 min në 170 gradë C. Pasi të piqet e lëmë të ftohet pak më pas e prejmë brumin në dy petë, petët para se ti lyejm me fill i lagim me qumësht ose lëng portokalli.
Përgatitja e fillit: Në tenxhere qesim 800ml qumësht, (ndërsa pjesën tjetër të qumështit e përziejmë me nisheste deri të tretet). Sheqeri dhe sheqer vanilja vlohen me qumështin, më pas 3 të verdhat e vezës i përziejmë me pirun mirë dhe posa të vlon qumështi i shtojmë të verdhat e vezës dhe nishesten e tretur duke i përzier panderprerë që mos të ngjitet për tenxhere. Posa të trashet e largojme nga zjarri e lëmë të ftohet duke e mbuluar me folje të tejdukshme.
Pasi është ftohur filli e tundim margarinën në temperature dhome deri të shkumëzohet e përziejmë me mikser me fillin, fillit i shtojme arrat, rrush të terur, fiq sipas dëshirës dhe e lyejm petën e tortes.
Më pas për dekorim çokollotën e bardhë e shkrijmë në avull dhe e lëmë anash. Tundim ajkën e ëmbël me mikser dhe pastaj e shtojmë çokollatën e shkrirë, e lyejm krejt tortën dhe në fund i qesim kokos sipër dhe nga një kokërr çokollate sipas dëshirës. Receta u morr nga maniak të kuzhinës. Ju bëftë mirë!