Tortë me banane dhe çokollatë

Përbërësit për brumin:

100gr çokollatë për gatim(të jetë e bluar), 80gr margarinë, 80gr sheqer, 1 pako sheqervanill, 5 të kuqë të vesë, 5 të bardhë të vesë, 200gr lajthi të bluara, 1 lugë qaji bakin

Për masën mbi brumin e pjekur:

5 banane, 600ml ajkë, 1 pako vanilje ose nje pako shllag.

Për krem çokollatën:

100ml ajkë, 150gr çokollatë për gatim.

Përgatitja:

Marrim të gjithë përbërësit për brumin i vëmë në nje enë dhe i rrahim me mikser. Pastaj të bardhët e vezës i rrahim dhe ngadalë ia shtojmë masës së brumit. Masa e brumit është për një tepsi të rrumbullakët (26 cm).

Pasi të jetë ngrohur mirë furra, ulim temperaturën në 175 gradë dhe e lëmë të piqet për 25 minuta. Pasi të jetë pjekur, e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet mirë.

Për masën mbi torte marrim ajkën dhe e përziejmë me një pako vanilje, pastaj i rrahim derisa të fitohet masa e duhur. Marrim tortën që është ftohur, fillojmë e lyejmë pak me kremin dhe pastaj vendosim bananet e prera për se gjati në formë rrethore. Kur të jemi gati me bananet, mbulojmë gjithë sipërfaqen me kremin e mbetur.

Çokollatën e shkrijmë bashkë me ajkën dhe e lëmë të ftohet (kurrsesi të mos jetë e nxehtë sepse prish kremin). Pasi të jetë ftohur mirë, e mbulojmë tërë sipërfaqen e tortës.

Ju bëftë mirë!