Përbërësit:
125gr margarinë, 50gr sheqer ngjyre kafe, 2 vezë, 200gr miell, 2 lugë gjelle kakao
1/2 pako pluhur pjekës, 100 ml qumësht.
Përbërësit për mbushjen:
300ml qumësht, 50gr grizë (ermik), 80gr margarinë, 80gr sheqer, 100gr kokos
2 pako sheqer vanilje.
Përbërësit për krem çokollatën:
200gr çokollatë.
Përgatitja:
Nxehim furrën në 180° më pas e lyejmë pjesën fundore të tepsisë me diametër 26 cm me vaj. Rrahim margarinën, sheqerin dhe vezët në mikser pastaj e përziejmë miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe qumështin dhe i hedhim në mikser.
E përziejmë të tërë masën dhe më pas e shtrojmë në tepsi për t’u pjekur për 25 minuta. Pasi të piqet, e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Hedhim qumështin, margarinën dhe grizën (ermik) dhe i vendosim në zjarr për të vluar derisa të bëhet qull grize.
Shtojmë sheqerin, kokosin dhe sheqerin vanilje, këtë masë e shtrojmë mbi tortën e ftohur duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj. Çokollatën e shkrijmë (banjo mari) dhe me të lyejmë tortën sipër. Tortën e lëmë në frigorifer për disa orë të ftohet, një ëmbëlsirë shumë e shijshme që nuk ju merr kohë fare në përgatitje dhe gjithashtu kërkon pak përbërës, duhet ta provoni patjetër sidmos përgatiteni për raste speciale është shumë e shijshme. Ju bëftë mirë ! /pergatit.com