Tortë Kinder

Përbërësit:


8 të bardha të vezës, 8 lugë sheqer, një lugë vaj, 3 lugë miell, 2 lugë grizë (ermik),
një pluhur për pjekje, 300gr arra të coptuara.

Përbërësit për fillin:

1L qumësht, 8 të verdha të vezës, 250gr sheqer, 2 pudinga vanilje, 7 lugë miell, një margarinë, një çokollatë për zierje, 200gr keksa, 2 shllaga ose 250ml krem pana.

Përgatitja:

Së pari lyhet tepsia e shporetit të rrymës me pak vaj dhe në të vendosim arrat që të piqen për 10 minuta. Tunden të bardhat e vezës me sheqer derisa të shkrihet sheqeri dhe të bëhet një shkumë e fortë. Pastaj kësaj mase i shtohet mielli i përzierë me pluhur për pjekje dhe grizë dhe në fund vaji dhe qitet në tepsi përsipër arrave dhe piqet në temperaturë 180 gradë për 10 minuta.

Pastaj rrotullohet nga tepsia dhe mund ta leni në po të njëjten tepsi, më pas zihet kremi. Nga një litër qumësht largohet një gotë qumësht dhe pjesa tjetër vendoset të vloj. Tunden mirë të verdhat e vezës me sheqer derisa të shkrihet sheqeri dhe asaj mase ia shtojmë edhe pluhurin e pudingut, miellin dhe qumështin e ftohët dhe e përziejmë mirë derisa të bëhet një mase homogjene pa kokrriza dhe këtë përmbajtje e qesim në qumështin që vlon.

E përziejmë shpejt derisa të trashet dhe e largojmë nga zjarri më pas ia shtojmë margarinën që më parë e kemi mbajtur në temperaturë dhome dhe e përziejmë prap derisa të shkrihet margarina dhe të bëhet masa krejt e njëtrajtshme. Pastaj e ndajmë në dy pjese fillin dhe njërës i qesim çokollatën e coptuar dhe e përziejmë që të shkrihet.

Renditjen e bëjmë mbi petën me arra e qesim fillin e verdhë, pastaj një rend keksa të zbutur në pak qumësht e pastaj fillin me çokollatë dhe mbi të shllagu, e mbi shllag çokollatë e grirë në rende ose arra të grira sipas dëshirës. /pergatit.com

Ju bëftë mirë !