Tortë Kongo

Përbërësit për petat: 7 të bardha vezësh, 250gr sheqer, 300gr arra, 1 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle troshka buke (galetë).

Për kremin: 7 të verdha vezësh, 7 lugë gjelle sheqer, 1 sheqer vanilje, 1 lugë e vogël miell, 5 lugë gjelle kafe të zier turke, 250gr gjalpë.

Plus: 100ml ajkë e ëmbël, sheqer pluhur, 1 rend çokollatë gatimi, ½ filxhan kafe e bardhë.

Përgatitja: Fillimisht merrni 300gr arra dhe piqini për një kohë të shkurtë në furrë e më pas bluajini. Pastaj 7 të bardhat e vezëve rrahini me 250gr sheqer derisa të përfitoni një shkumë të forte dhe më pas gradualisht shtoni arrat e bluara, 1 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle troshka të bukës.

Nga masa e përgatitur piqini 3 petë, më pas petët piqini në enë rrumbullake në furrën e parangrohur në 180 gradë për 15 minuta dhe pas pjekjes petët lihen të ftohen. Të kuqtë e vezëve rrahini me metodën banjomari bashkë me 7 lugë sheqer. Shtoni sheqer vanilje, miellin dhe kafenë e ftohtë.

Kremin e përgatitur kështu lëreni të ftohet tërësisht e më pas bashkojeni me gjalpën e miksuar veçmas. Pastaj kremin ndajeni në 3 pjesë, njëkohësisht bëjeni kafenë e bardhë (me qumësht e kafe). Petët e ftohura lagini me kafenë e bardhë në të dyja anët. Më pas petët renditini njëra mbi tjetrën, duke i mbushur ndërmjet me kremin e përgatitur.

Ajkën e ëmbël (pananë) rraheni si zakonisht me sheqer pluhur. Mbi rendin e fundit të kremit në tortë hidheni çokollatën e grirë në rende, ndërsa anash, torten zbukurojeni me pananë e rrahur. Ju bëftë mirë!