Tortë me lajthi

Përbërësit për petat: 6 të bardha vezësh, 4 të verdha vezësh, 280gr sheqer, 200gr lajthi të bluara.

Për kremin: 250gr margarinë, 130gr sheqer pluhur, 2 të verdha vezësh, 50gr lajthi të thërmuara, 100gr lajthi të bluara. Për glazurën: 100gr çokollatë e bardhë, 3 lugë gjelle vaj.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë të bardhat e vezës, rrahini mirë me sheqer e më pas shtoni edhe të verdhat e vezës. Pastaj shtoni edhe miellin, lajthitë e bluara dhe bëjeni një brumë homogjen. Brumin e fituar zbrazeni në tepsinë e mbuluar me letër pjekjeje dhe piqeni në furrën e parangrohur në 175 gradë për 15 minuta.

Më pas përgatiteni kremin, margarinën e zbutur rraheni derisa të shkumojë bashkë me gjysmën e saisë së sheqerit pluhur. Pastaj të verdhat e vezës përzieni në avull bashkë me gjysmën e mbetur të sheqerit. Kur të jetë ftohur masa, shtoni margarinën e rrahur.

Më pas shtoni edhe lajthitë e thërmuara e të bluara dhe përzieni mirë të gjitha. Petën e pjekur ndajeni për së gjati në tre pjesë dhe secilën petë lyejeni me kremin e përgatitur. Ëmbëlsirën e përgatitur lyejeni me glazurën e bërë nga çokollata e bardhë të cilen e kemi shkrirë me pak vaj, bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe nuk kërkon shumë përbërës. Ju bëftë mirë.