Përbërësit:
230gr arra të bluara, 6 vezë, 120gr sheqer, 110gr miell, 2 lugë rum (opsionale).
Përbërësit për kremin:
350ml qumësht, 2-3 lugë lëng limoni, një lugë lëvore limoni në rende, 150gr arra të bluara 2 sheqer vanilje, 2 lugë rum (opsionale), 300gr margarinë, 120gr sheqer, 60gr miell, ½ lugë arra muskati e bluar.
Udhëzimet:
- Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezës.
- Të bardhat tunden me gjysmën e sheqerit derisa të bëhet një shkumë e fortë.
- Të verdhat gjithashtu tunden veçmas me gjysmën tjetër të sheqerit dhe shtohet rumi.
- Tek të verdhat e vezës shtojmë ngadalë miellin dhe duke e përzierë vazhdimisht shtojmë dhe arrat e bluara dhe shkumën nga të bardhat e vezës.
- Përziejmë mirë dhe masën e qesim në kallep të lyer dhe të mbluluar me letër për pjekje me madhësi 24cm.
- Pjekim për 35 minuta në 180 grade, dhe pasi të piqet pandispanja, nxehtësinë e ndalim kurse pandispanjën e lëmë në furrë të ftohet.
- Për kremin përziejmë miellin, sheqerin dhe sheqer vaniljen me 150ml qumësht të ftohët dhe e përziejmë mirë.
- Masën tjetër të qumështit e vëmë të vloj dhe në të shtojmë miellin e tretur dhe pasi vlon qumështi shtojmë tretësirën me miellin dhe përziejmë derisa të trashet kremi.
- Në kremin e ftohur shtojmë margarinën e tundur më parë dhe përziejmë mirë derisa të kompaktesohët mirë masa.
- Tek kremi shtojmë edhe lëngun dhe lëvoren e limonit, rumin ose kanelle dhe arrën e muskatit (këto janë erëza që përdorim sipas dëshirës, nëse nuk i kemi mundet edhe pa to).
- Pandispanjën e pjekur dhe të ftohur e ndajmë horizontalisht në tri shtresa .
- Secilën shtresë e lyejmë me kremin e vakët që të trija shtresat dhe në fund e lyejm nga jasht dhe e dekorojmë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë !