Mund ta përgatitni këtë sallatë super të shijshme me pak përbërës, e cila do t’jua shtojë dëshirën për të ngrënë pavarësisht se me çfarë e shërbeni. Mësojeni recetën e saj më poshtë.
Përbërësit:
- 150 gr majonez
- 150 gr kos
- 1 lugë e vogël uthull
- gjysmë lugë e vogël mustardë
- 500 gr lakër e bardhë
- 2 karota
- 1 dardhë
- Rrush të thatë ose kopër sipas dëshirës
Përgatitja:
Prisni julienne (në shirita gjatësorë) lakrën dhe karotat. Prisni dardhët në kubikë dhe prisni përgjysmë kokrrat e rrushit. Në një tas rrihni majonezën, kosin, uthullën dhe mustardën për 10 minuta. Ia shtojmë sallatës salcën e përgatitur, shtojmë dhe ca gjethe koper dhe e përziejmë mirë.