Torte me arra dhe keksa të bluar

Përbërësit për koren:

12 të bardha të vezës, 16 lugë sheqer, 15 lugë arra të bluara, 8 lugë kakao, 4 lugë miell, 1 pluhur për pjekje, 100gr çokollatë.

Kremi:

12 të verdha të vezës, 500ml qumësht, 12 lugë sheqer, 6 lugë niseshte, 250gr margarinë, 100gr pluhur, 12 lugë arra të bluara, 200gr shtalpë, 150gr biskota të bluara.

Përgatitja:

Përzihen të bardhat e vezës me sheqer derisa të shkrihet sheqeri dhe të fitohet një masë e trashë nga të bardhat e vezës. Ngadalë ia shtojmë arrat, miellin, kakaon dhe pluhurin për pjekje dhe të gjitha përzihen ngadalë.

Nxehet furra në 200gradë C dhe nga kjo masë piqet një shtresë në tepsi përafërsisht 23x25cm për 15 min. E shkrijmë çokollatën me 3 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj, dhe pasi të ftohet korja e lyejmë me atë.

(Kremi i parë) Përziejmë të verdhat e vezës, qumështin, niseshten dhe sheqerin dhe i vendosim të vlojnë në zjarr të ulët. Pasi të zihet kjo masë dhe të trashet i shtohen arrat e bluara. Përzihet margarina me sheqer pluhur ngadalë dhe ia shtojmë kremit të ftohur.

(Kremi i dytë) Përziejmë shtalpën ose krem ajkën, ndajmë 3 lugë dhe ia shtojmë kremit me arra (kremit të parë) ndërsa pjesës tjetër të mbetur ia shtojmë biskotat e bluara  dhe i lëmë të qëndrojnë për 10min.

Korja e pjekur ndahet në tri pjesë. Shtrohet pjesa e parë dhe i hidhet kremi i parë me të bardhët e vezës, pastaj kremi i dytë me të verdhët e vezës, pastaj pjesa tjetër e korës, pastaj prapë kemin e parë, kremin e dytë dhe pastaj prapë pjesën e tretë të korës mbi krem.

Nëse mbetet krem atëherë torta lyhet anash dhe dekorohet sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!